Një ngjarje e rëndë ka nodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në një shtëpi private për të moshuarit në Tiranë. Bëhet e ditur se në pranga është vënë Z. Sh., 78 vjeç, për veprën penale "Vrasja me dashje".
Dyshohet se i moshuari ka goditur mëngjesin e sotëm disa herë me bastun hekuri, shokun e tij të dhomës.
Për pasojë, V. V., 82 vjeç, ka humbur jetën. (A2 Televizion)