Prokuroria e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Përmet, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj me detyrë oficer policie dhe nga një tjëtër efektiv policië në Tepelnë.
Përmes një deklarate për mediat, Prokuroria e Gjirokastrës bën të ditur se ka nxjerrë 4 urdhëra ndalimi, 2 prej të cilave për shtetasit e sipërpërmendur, njerkun Pajtim Baka dhe oficerin Artur Ago, si dhe 2 urdhër-arreste të tjerë për të dashurin 46-vjeçar të vajzës dhe shokun e tij 26-vjeçar.
Këta të fundit dyshohet se kanë nxitur të miturën të xhirojë një video intime sëbashku me oficerin Artur Ago dhe përmes saj, i kanë bërë atij shantazh duke i kërkuar një shumë prej 12 mijë eurosh për mos-publikim të pamjeve.
Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se Policia ka arritur të ekzekutojë deri më tani 3 urdhëra-ndalimi, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës:
Prokuroria Gjirokastër nxjerr katër urdhra ndalimi, dy për punonjës policie për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P. 26-vjeç dhe K.P. alias E.P. 46-vjeç nën hetim për veprën p;enale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.
Më datë 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale.
Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime.
Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie.
Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.
Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi. (A2 Televizion)