E përdorte i dyshuari për vrasje, "Lambo" 160 mijë euro "përplas" bankën me SPAK

Nga Armand Bajrami
6 Janar 2026, 19:07 | Kronikë

Sekuestrimi nga SPAK i një automjeti luksoz “Lamborghini Urus” ka çuar në dyert e Gjykatës së Posaçme një bankë të nivelit të dytë.

Mjeti me vlerë 160 mijë euro është një nga pasuritë e sekuestruara nga SPAK si pronë e Aurel Hoxhës, i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri dhe Sajmir Kolaveri.

Ai është shpalur në kërkim nga SPAK, pasi dyshohet të jetë porositës i rrëmbimit dhe vrasjes për hakmarrje të Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur 5 vite më parë në Burrel, shkruan A2.

Lirimi nga sekuestro i “Lambo”-s së luksit u kërkua në Gjykatë nga një bankë e nivelit të dytë. Kjo bankë pretendoi se ishte pronare e mjetit, të cilin e kishte blerë në një shoqëri tregtare në Tiranë në vlerën 160 mijë euro. Banka parashtroi në gjykim se personi të cilit i është sekuestruar e kishte me qira automjetin, se kjo pasuri nuk kishte lidhje me asnjë fakt penal.

SPAK kundështoi këtë qëndrim, duke pretenduar se mjeti luksoz ka qenë në pronësi të një shoqërie, që de fakto zotërohej nga Aurelinjo Kolaveri, para se të ishte e shoqërisë tregtare nga ku e bleu banka. Referuar vëzhgimit të SPAK, rezultonte se mjeti ishte përdorur prej tij, edhe para edhe pasi u ble nga banka.

SPAK mundi të bindë gjykatën e Posaccme, që pak ditë më parë vendosi të refuzojë kërkesën për lirimin nga sekuestro të mjetit.  

“Lamborghini Urus” ishte një nga totali prej gati 5 milionë euro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të sekuestruara ndaj Kalaverit dhe të dyshuarve të si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar prej tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos