
Një shpërthim ka tronditur orët e para të mëngjesit në zonën e Bathores, në Kamëz, ku një sasi e vogël lënde të dyshuar plasëse është vendosur në portën e një banese.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”. Banesa është në pronësi të shtetasit Mariglen Lala, rreth 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
(A2 Televizion)