Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Shkodër. Kapiteni i një anijeje për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër është mbytur gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, shkruan A2.
"Shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore", lexohet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)