Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin me 1 vit burg që prej tetorit 2024.
Raporti i shërbimit të provës i prezantuar ne seance ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori dha dakordësinë për lirimin. Ne orën 17:00 ish-deputeti do ketë një konferencë për mediat
“Më në fund pati një element minimal drejtësie për të. I gjithë procesi është krejtësisht i padrejtë. Ai ishte një i burgosur politik. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme, pra lirim i menjëhershëm. Zoti Salianji sqaroi se e gjithë beteja e tij ka qenë për interesin publik dhe do të mbetet kështu”, tha avokati Ledio Braho. (A2 Televizion)