E rëndë në Vlorë, burri godet me sqepar në kokë gruan

Nga Edi Ruçi
27 Gusht 2026, 09:31 | Kronikë

E rëndë në Vlorë, burri godet me sqepar në kokë

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, një çift i ri është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sqepar, në pjesën e ballit.

E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.

Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos