
Rreth mesnatës biznesmeni Ergys Agasi është transferuar në Bllokun e Sigurisë pranë rrugës “Mine Peza”, pas tri orësh qëndrimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pas përfundimit të procedurave, ku agjentët e BKH-së bënë edhe ekzekutimin e masës së sigurisë, ai u shoqërua në ambientet e paraburgimit.
Agasi do të qëndrojë aty deri në paraqitjen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest në burg”. (A2 Televizion)