Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në plazhin e Lungomares në Vlorë, ku një nënë dhe vajza e saj, të dyja shtetase të huaja, rrezikuan të mbyten në det.
Të dyja janë nxjerrë nga uji nga pushuesit dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Burime nga spitali bëjnë me dije se fillimisht ato kanë pasur shenja jete, por gjendja e tyre shëndetësore mbetet tepër e rëndë. Të dyja janë futur në intubim, ndërsa shpresat për t’i shpëtuar rrezikut për jetën janë të pakta, shkruan A2 CNN.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur persona për t’u dhënë ndihmën e parë profesionale. Pushuesit kanë tentuar t’i ndihmojnë, por mundësitë kanë qenë të kufizuara. Policia dhe shërbimet emergjente kanë reaguar në kohë duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital. (A2 Televizion)