U lirua me kusht tre ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 09:46 | Kronikë

U lirua me kusht tre ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet tek

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur pranë Shërbimit të Provës mëngjesin e sotëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Salianji u lirua nga burgu i Fierit me kusht 3 ditë me parë, ku vuante dënimin që prej tetorit 2024, shkruan A2 CNN.

Lirimi i tij erdhi pasi raporti i vlerësimit të sjelljes dhe raporti i Shërbimit të Provës rezultuan pozitiv për të.

Kujtojmë se Salianji u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Nga ana tjetër, ai dhe opozita e kanë cilësuar procesin ndaj tij si të montuar politikisht dhe e kanë quajtur të padrejtë vendimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos