Një 58 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Gramshit, teksa ishte duke punuar për hapjen e një pusi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, kur shtetasi H.D. u zu poshtë nga një masiv dheu që ishte hequr me fadromë nga vendi ku po hapej pusi.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)