SPAK, operacion antidrogë. Firmosen 13 urdhërarreste, edhe për efektivë policie

Nga Armand Bajrami dhe Xhensila Kodra
11 Korrik 2025, 12:56 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme po kryen një aksion në disa qytete të vendit, raporton A2 CNN. Sipas informacioneve, është goditur një grup kriminal i trafikut të drogës nga Amerika Latine. Për llogari të hetimit janë firmosur 13 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për zyrtarë të policisë.

Hetimet janë nisur disa vite më parë, në lidhje me grupimet kriminale që trafikojnë lëndë narkotike, falë edhe përgjimeve në aplikacionin SKY ECC.

Burimet nga prokuroria thonë për A2 CNN se deri tani janë ekzekutuar 8 prej urdhërarresteve, ndërsa 5 persona të tjerë janë në kërkim.

Operacioni është organizuar në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër. Njëri prej punonjësve të Policisë së Shtetit të shpallur në kërkim është Eljon Dani, i cili më parë ka mbajtur detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin nr.3 në kryeqytet, nga ku është larguar rreth dy vite më parë.

SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar, por sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për disa ngarkesa me lëndë narkotike të trafikuara nga Amerika e Jugut. Sasi që varionin nga 850 kg deri në 1 ton kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos