
Ka mbërritur pak minuta më parë në GJKKO Mirlinda Karçanaj, drejtuese e AKSHI, për verifikimin e masës "arrest në shtëpi".
Drejtoresha e AKSHI-t ka mbërritur më makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.
E shoqëruar nga avokati i saj, ajo nuk ka folur para gazetarëve, ndërsa avokati tha se “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.

Gazetarët e pyetën në lidhje me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçes, por Karçanaj nuk dha asnjë prononcim.
Mirilda Karçanaj akuzohet nga SPAK, për "shkelje e barazisë në tendera", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "grup i strukturuar kriminal" dhe "kryerje të veprave nga organizata kriminale".
Në GJKKO është paraqitur edhe zv.drejtuesja e AKSHI-t, Hava Delibashi, e cila gjithashtu është në masën e "arrestit në shtëpi".
(A2 Televizion)