
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka siguruar fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes së ndodhur ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël.
Sipas informacioneve paraprake, Eduart Afmataj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri fqinjin e tij, Artur Çangu. Pas krimit, autori ka telefonuar vetë policinë për të njoftuar ngjarjen dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, bëjnë me dije se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt disa ditë më parë për motive pronësie, ndërsa dyshohet se kjo ka çuar në përshkallëzimin e situatës.

Eduart Afmataj
(A2 Televizion)