
Është zbardhur dinamika e vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve paraprake, Eduart Afmataj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri fqinjin e tij, Artur Çangu. Pas krimit, autori ka telefonuar vetë policinë për të njoftuar ngjarjen dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, bëjnë me dije se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt disa ditë më parë për motive pronësie, ndërsa dyshohet se kjo ka çuar në përshkallëzimin e situatës.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
(A2 Televizion)