Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 19:30 | Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve nga gazetari i A2CNN Igli Çelmeta, autori ka telefonuar vetë policinë, duke pranuar krimin dhe duke deklaruar se kishte vrarë një person. Gjithashtu raportohet se viktima është me mbiemrin Çangu.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Nikël, ku aktualisht ndodhen forcat e policisë së Krujës, të cilat po kryejnë verifikimet në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos