Laboratori ku falsifikoheshin diploma e licenca, arrestohet ish-kandidati për deputet

Nga Igli Çelmeta
10 Prill 2026, 18:08 | Kronikë

Laboratori ku falsifikoheshin diploma e licenca, arrestohet ish-kandidati

Policia e Tiranës ka zbuluar një laborator që përdorej për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencat profesionale.

Policia arrestoi 51-vjeçarin Abas Tafa, banues në Zall Bastar, ish-kandidat për deputet i Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha, raporton A2CNN. 

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Laboratori ku falsifikoheshin diploma e licenca, arrestohet ish-kandidati (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos