Vrasja me armë zjarri në Nikël, reagon policia

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 19:51 | Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Nikël, reagon policia

Policia e Krujës ka dhënë informacion paraprak lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se Eduart Afmataj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri Artur Çangun.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos