Një automjet tip "Peugot" është djegur në Kamëz, pa shkuar në fshatin Dritas.
A2 CNN mëson ekskluzivisht se në makinë janë gjetur dy kallashnikovë dhe dy karikatorë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje.
Armët ndodheshin brenda në automjetin e djegur, që u gjet pranë Tapizës.
Dy kallashnikovët ishin vendosur në sediljen e pasme.
Sipas burimeve të A2CNN, makina ishte pa targa.
(A2 Televizion)