
Policia e Shtetit ka zbuluar një shtëpi bari në një apartament në katin e 9 të një pallati në lagjen nr.2 në Sarandë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Policia gjatë operacionit ka konstatuar një derë alumini dhe më pas një derë tjetër të blinduar.
Në banesë janë gjetur thasë me pleh dhe pajisje që shërbejnë për kultivimin e kanabisit, si llampa elektrike, aspirator etj.
Po ashtu, një person është gjetur nga policia brenda në shtëpinë e barit dhe është arrestuar në flagrancë. Në pranga është vënë edhe administratori i pallatit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)