
Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e sotme shtetasin Edmond Jatagani, pasi ky i fundit dyshohet se dha një alarm falas për bombë në shkollën "Emin Duraku".
Antiterrori ka përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani, i cili më pas u arrestua.
Personi që është arrestuar kishte për qëllim krijimin e panikut dhe sipas policisë rezulton një nga pjesëmarrësit më aktiv në protestë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga "blutë" e kryeqytetit në lidhje me rastin në fjalë. (A2 Televizion)