Kishin humbur rrugën pas malit të Dajtit, Policia iu shkon në ndihmë 2 turistëve gjermanë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2026, 11:27 | Kronikë

Kishin humbur rrugën pas malit të Dajtit, Policia iu shkon në

Rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta.

“Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan Policinë e Tiranës, për reagimin e menjëhershëm dhe asistencën e ofruar”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos