
Bojkoti i avokatëve për shkak të rregullores së Gjykatës së Posaçme u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të dosjes “Partizani”.
Asnjë prej avokatëve të të pandehurve në proces nuk ishte në sallë dhe kërkesën për shtyrje e kishin përligjur me vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkot, shkruan A2 CNN.
Dështimi i seancës bëri të pamundur edhe pyetjen e 3 dëshmitarëve, që ishin në gjykatë, një prej të cilëve ish-gjenerali Vladimir Qirjazi.
Ndërkohe që seanca u shty, për shkak të mungesës së avokatëve, që kundërshtojnë moslejimin e tyre me telefona në sallën e gjyqit, u vu re që të tre anëtarët e trupit gjykues mbanin me vete telefonat e tyre celularë.
Sipas rregullores, as gjyqtarët nuk duhet të mbajnë telefona.
Seanca e radhës më 28 shtator. (A2 Televizion)