
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Shënkollit, në Lezhë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 15:20, në vendin e njohur si “Ura e Shënkollit”, shtetasi me inicialet S. S., 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me kallam, kur dyshohet se është prekur nga energjia elektrike, duke gjetur vdekjen në vend.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. (A2 Televizion)