Fermerët e Maliqit në protestë, policia i shoqëron në komisariat së bashku me traktorët

Nga Artin Halili
22 Korrik 2024, 09:45 | Kronikë

Tension mes policisë dhe protestuesve fermerë të fushës së Maliqit, të cilët gjatë protestës së tyre bllokuan një segment rruge të aksit nacional Korçë-Pogradec.

Policia iu ka kërkuar organizatorëve të mos bllokojnë rrugën nacionale pasi nuk kanë një leje për të bërë një gjë të tillë. Policia ju ka kujtuar organizatorëve se ata kanë leje vetëm për të protestuar paqësisht, pa bllokuar segmentin rrugor.

Në kushte kur fermerët nuk kanë pranuar lirimin e rrugës, ka qenë e pamundur shmangja e konfrontimeve fizike mes palëve. Vetë Drejtori i Policisë Gjovalin Loka, ka tentuar të largojë protestuesit nga rruga.

Më pas, policia ka shoqëruar për në komisariat disa protestues, madje i ka bllokuar edhe traktorët, teksa në një video shihet një polic së bashku me një fermer në traktor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos