Fitoi pafajësinë në Shkallën e Parë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Nga Armand Bajrami
19 Shtator 2024, 13:17 | Kronikë

Fitoi pafajësinë në Shkallën e Parë, Apeli i

Gjykata e Posaccme e Apelit la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Shkalla e Parë për Eduart Kaprin, ish kryebashkiakun e Pogradecit, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”.

I njëjti vendim konfirmoi pafajësinë edhe për të pandehurit e tjerë Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec, shkruan A2 CNN.

Sipas SPAK të pandehurit kishin konsumuar vepra penale në dy episode. I pari lidhej me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi i kanë vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi. Pas shqyrtimin në dy shkallë të gjykimit akuzat rezultuan të pa bazuara në prova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos