Ish-zv.ministri i Shëndetësisë "lë qelinë", do të dëshmojë në komisionin parlamentar për “Sterilizimin”

Nga Armand Bajrami
19 Shtator 2024, 13:10 | Kronikë

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë "lë qelinë",

Klodiaj Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, i cili qëndron në paraburgim prej gushtit të vitit 2023 do të dëshmojë nesër në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin”.

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan për A2 CNN, se Rjepajt i është miratuar leje e posaçme për të lënë qelinë përkohësisht dhe shkuar në Kuvend, ku do të shoqërohet nga autoritete policore të burgjeve. Po sipas burimeve, “OK” për të shkuar në Kuvend si dëshmitar ka marrë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, po ashtu i paraburgosur për llogari të hetimit të SPAK për “Sterilizimin”.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos