Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me mjet prerës bashkëmoshatarin

Nga A2 CNN
19 Shtator 2024, 12:09 | Kronikë

Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me mjet prerës

Plagosje me thikë në një shkollë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, njoftoi policia lokale, e cila ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Të mërkurën, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos