Kishin parcelë me 1000 rrënjë kanabis në Greqi, pranga 4 shqiptarëve

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 12:37 | Kronikë

Kishin parcelë me 1000 rrënjë kanabis në Greqi, pranga 4

Katër shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet greke, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bimët narkotike ishin kultivuar në 6 zona të ndryshme të ishullit të Evias, teksa në pranga ranë shtetasit Mustafa Gjolleshi, Edvin Xhaferi, Robert Laraj dhe Ardjan Shaipi.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1061 bimë narkotike cannabis sativa, fara bimësh narkotike, një sasi parash, celularë.

Mustafa Gjolleshi dhe 45-vjeçari nga Delvina, Edvin Xhaferi, sipas policisë, greke ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve, ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos