Fshehu pistoletën në derën e makinës, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 09:36 | Kronikë

Fshehu pistoletën në derën e makinës, arrestohet

Shërbimet “Shqiponja” kanë vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet. Sipas policisë, Luan Shabani u kap gjatë natës në rrugën “Selitë e Vogël”. Ai kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit për të fshehur armën.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari.

I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë.

Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos