
Një incident është raportuar në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një 62-vjeçar me inicialet S.K. ka hyrë në banesën e fqinjëve dhe i ka kërcënuar me pistoletë.
Sipas policisë, konflikti dyshohet të ketë nisur për mosmarrëveshje mbi përdorimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht tarracës ku banonin të dyja familjet.
Si pasojë policia ka arrestuar në flagrancë 62-vjeçarin, ndërsa iu sekuestrua edhe arma e zjarrit, një pistoletë me mulli.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)