Furnizonte të dënuarit me drogë, kapet polici “trafikant” i burgut

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 21:28 | Kronikë

Furnizonte të dënuarit me drogë, kapet polici

Një efektiv policie në burgun e Drenovës ka rënë në pranga nën akuzën se fuste sende të paligjshme për të dënuarit në këtë institucion të ekzekutimit të vendimit penal.

Efektivi Rudenc Myrte dyshohej prej disa muajsh për aktivitetin e tij të paligjshëm dhe për këtë arsye është vënë në përgjim nga Prokuroria e Korçës.

Sipas të dhënave, dyshohet se ai fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të tjera paligjshme.

Dyshohet se në këtë vepër penale ka edhe të tjerë të implikuar për të cilët prokuroria vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos