Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente.
Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën e Jallisë së Nartës, në vendin ku depozitohen mbetjet inerte të qytetit.
Dyshohet se zjarri të jetë vendosur qëllimisht. Forcat zjarrfikse kanë ndërhyrë për të berë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për shuarjen e zjarrit. (A2 Televizion)