Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, është i vetmi në mesin e 38 kandidaturave në garën për drejtor qarqesh që ka ankimuar renditjen brenda afatit ligjor, raporton A2 CNN. Panganika, i cili më herët ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës, është renditur në vendin e 16-të me 66 pikë.
Afati për ankimime mbyllet të martën në mesnatë, ku do të shqyrtohet nga një tjetër komisionin apeli dhe më pas i hap rrugë emërimit të 12 drejtorëve të rinj.
Lista me 12 emra dhe pikëzimet e secilit prej tyre që Policia e Shtetit, u publikua një ditë më parë. Në të vihet re se 12 drejtorët aktualë nuk i përkasin listës me 12 emrat e parë, por mbizotërojnë emrat e rinj.
Listën e kryeson drejtori aktual i Operacionales, Vilson Balla, i cili gjatë intervistimit me gojë mundi të grumbullojë në total 91 pikë. Emri i tij, mësohet të jetë më i lakuari deri më tani, për tu emëruar në krye të Policisë së Tiranës, shkruan A2 CNN.
Qarku i Shkodrës, një ndër më të nxehtët për shkak të përplasjes mes grupeve rivale, pritet t'i besohet Gentjan Berverit. Durrësi Fatmir Lleshajt, Elbasani Altin Menës, që më herët garoi për drejtor të përgjithëm.
Në pikëzimin e renditjes së listës me 38 emra zyrtarësh kandidatë për drejtues policie, bie në sy pikëzimi i ulët i drejtuesve aktualë. E konkretisht, emiri i Tonin Vocajt, aktualisht drejtor i policisë së Tiranës, Gjovalin Loka, drejtues aktual në qarkun e Korçës, drejtori i Vlorës, Ermal Muça, Skënder Hita në Durrës, Alfred Elezi në Lezhë dhe Artan Bajraktari në Kukës. (A2 Televizion)