Sot përfundon afati tre javor i caktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndaj prokurorëve të posaçëm për të shfaqur interes për pozicionin e drejtuesit të SPAK.
Deri më tani, në KLP kanë dorëzuar aplikime prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnand Xholi.
Mandati i drejtuesit të SPAK ështe 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Në 6 vitet e ekzistencës, SPAK është drejtuar nga Arben Kraja dhe Altin Dumani, me këtë të fundit që mbyll mandatin e tij në dhjetor. (A2 Televizion)