Një automjet është gjetur i djegur pranë vendit të njohur si “Ura e Laskos”, në Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë person i pranishëm.
Autoritetet sakaq kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)