Lufta me flakët, helikopterët çekë e sllovakë nisen drejt Gramshit

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 09:20 | Kronikë


Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake, të cilët mbërritën ditën e djeshme në bazën ajrore të Kuçovës dhe u angazhuan për shuarjen e flakëve në zonën e Poliçanit, janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Gramshit.

Ministria e Mbrojtjes raporton se falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, helikopterët Black Hawk do të vijojnë të operojnë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.

Mëngjesin e sotëm forca të reja u vunë në veprim kundër zjarreve në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy helikopterët, po “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërritën në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.

Ndërkohë, që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos