Tonelata kokaine nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme u komunikon masat e sigurisë 9 të ndaluarve

Nga Xhensila Kodra
10 Gusht 2025, 16:15 | Kronikë

Tonelata kokaine nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme u komunikon masat

Gjykata e posaçme u ka komunikuar masat e sigurisë 9 të ndaluarve të operacionit të fundit të SPAK, ku goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së.

Si pjesë e grupit vijojnë te jenë në kërkim edhe 6 persona të tjerë, shkruan A2 CNN.

Ka vetëm një ndryshim mase, Riza Çela, i cili nga arrest në burg në arrest shtëpie.

***

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga operacioni i kryer ditën e sotme në disa qytete, si Elbasan, Lushnjë, Durrës dhe Tiranë, që ka çuar në goditjen e grupeve kriminale që realizonin dërgesa shumë-tonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anversën.

Në njoftim nënvizohet se organizata e strukturuar në formën e një rrjeti të sofistikuar kriminal, jo vetëm që kontrollonte zinxhirin e trafikut të drogës, nga prodhimi e deri te shpërndarja në tregun europian, por gjithashtu kishte ngritur një skemë të avancuar për pastrimin e parave përmes investimeve në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

SPAK sqaron se janë sekuestruar 17 tonë kokainë, ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga dhe po ashtu janë sekuestruar prona me vlera milionëshe në Shqipëri dhe vende të BE-së.

Gjykata e Posaçme sakaq ka vendosur arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 14 janë në masë “arrest me burg” dhe 2 në masë “detyrim paraqitje”. 

Në Shqipëri janë arrestuar 7 persona, Ervis Çelaj dhe i vëllai, Ardian Çelaj. Po ashtu nga autoritetet tona janë ndaluar edhe Petrit Lakatos, Renato Mullai, Gëzim Çela, Mariglen K. dhe Elidon Çela. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” i është komunikuar në burg në Belgjikë, Franc Çopjas (alias Franc Gegeli), i dyshuar si drejtues i organizatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos