Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen 12 në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është i identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç. Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet nga nipi i tij brenda banesës, në katin e katërt të pallatit ku banonte, ndërsa dyshohet se është goditur me thikë. (A2 Televizion)