Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.
Shoferi ka humbur kontrollin me drejtimin e makinës dhe për pasojë automjeti ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës, shtetasi me iniciale H.Xh, 21 vjeç dhe pasagjerja që po udhëtonte më të, shkruan A2.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Në aksin rrugor "Belsh-Kuçovë", automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi H. Xh., dhe 1 pasagjere që udhëtonte me të, cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)