Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

Nga Rigels Malile
4 Mars 2026, 13:36 | Kronikë

Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, kur një banore e kësaj qendre është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e ndërtesës.

Për momentin nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të pazakontë, por mësohet se e moshuara, Sheqere Zeko, 72 vjeçe, ishte duke soditur natyrën në tarracën e azilit dhe më pas është penguar, duke rënë në tokë.

Ajo ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash dhe më pas është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Gjirokastrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos