Dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim

Nga Igli Çelmeta
4 Mars 2026, 09:45 | Kronikë

Dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen gjatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku dy efektivë të forcave "Shqiponja" mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, raporton A2CNN.

Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapjes së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës, ndërsa kolegu i tij B.Gj ka thyer këmbën. Incidentet kanë ndodhur ndërkohë që po zhvillohej operacioni për arrestimin e 35-vjeçarit Klodian Llomi (Mazari).

Në njoftimin e policisë në lidhje me operacionin thuhet: "Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

"Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore. Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar", vijon njoftimi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos