Kontrabandonte medikamente dhe veshje nga Greqia, 54-vjeçari bie në pranga

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 11:17 | Kronikë

Kontrabandonte medikamente dhe veshje nga Greqia, 54-vjeçari bie në

Policia Kufitare ka goditur një rast kontrabande në kufi, ku u arrestua një 54-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia medikamente të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh, pa dokumentacionin përkatës.

Sekuestrohen medikamente mjekësore, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia dhe një automjet. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.”, thuhet në njoftim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të licencuara", vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos