Punonjësi ra nga objekti në ndërtim, arrestohen përgjegjësit e Mirëmbajtjes në Gjirokastër

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 11:00 | Kronikë

Punonjësi ra nga objekti në ndërtim, arrestohen

Një punonjës 55 vjeç dyshohet se ka rënë sot aksidentalisht nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në Gjirokastër, duke përfunduar në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Pano Çako 46 vjeç, Arben Baxha, 61 vjeç dhe Adrian Loloçi, 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë "Përgjegjës" në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Adriatik Onjea, 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.

Gjithashtu, në lidhje me rastin është njoftuar Inspektoritati i Punës. Vijon puna për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos