GJKKO nis gjykimin për të Laert Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 14:55 | Kronikë

GJKKO nis gjykimin për të Laert Haxhiun dhe anëtarët e

Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, të paraqitur pranë GJKKO-së në datën 4 tetor të këtij viti, shkruan A2 CNN.

Ata akuzohen për vrasje, shkatërrim prone me eksploziv dhe një sërë veprash të tjera të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se vala e arrestimeve në kuadër të këtij grupi kriminal erdhi pas ‘zbërthimit’ të Tafanit para hetuesve, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos