
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Ilir Beqajt për qartësim të akuzës ndaj tij në çështjen "Sterilizimi". GJKKO vlerëson se qartësia e akuzës është komponent i rëndësishëm për të kryer mbrojtjen, dhe gjen me vend që të ftojë SPAK të që të saktësoje me shkrim akuzën ndaj Ilir Beqajt dhe t'ia komunikojë, shkruan A2 CNN.
Seanca do zhvillohet në datën 7 prill, në orën 13:00.
GJKKO i kërkon SPAK te argumentoje pse u ndryshua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe t’ia vërë në dispozicion të pandehurit dhe mbrojtësve ligjorë të tij. (A2 Televizion)