
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykatat e posaçme për eurodeputetin Alfred Beleri, raporton A2 CNN.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e Belerit për pafajësi, duke konfirmuar dënimin me 2 vite burg ndaj tij për veprën penale të "korrupsionit në zgjedhje".
I pandryshuar mbeti edhe dënimi me 3 vjet Shërbim Prove për të bashkëpandehurin e tij, Pandeli Kokaveshi. (A2 Televizion)