Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 13:58 | Kronikë

Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë

Policia e Shkodrës arrestoi dy persona, babë e bir, të cilët akuzohen se qëlluan me armë zjarri në ajër për të kanosur fqinjin e tyre, raporton A2 CNN.

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, është organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush”, tha policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos