Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ku një automjet është përplasur me bordurën e betonit, raporton A2 CNN.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit. (A2 Televizion)