Plagosje me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 14:31 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. A2 CNN mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek.

Nga të dhënat paraprake mësohet se autori është larguar nga vendngjarja. A2 CNN mëson se 22-vjeçari Grisjan Latifaj ka plagosur me armë zjarri në këmbë 25-vjeçarin Fabjo Arifaj, pas një konflikti për motive të dobëta.

Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos